Federata e Futbollit të Kosovës shpërbleu me fondin e UEFA-s, dy ekipet e Kosovës që morën pjesë në garat evropiane për sezonin 2017/18, shkruan abinfo.ch.
Kampionia e Kosovës, Trepça ’89 ishte pjesë e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, kurse Prishtina përfaqësoi Kosovën në Ligën e Evropës.
Ekipi nga Mitrovica mori thuajse gjysmë milion euro nga UEFA, kurse skuadra kryeqytetase është shpërblyer me 215 mijë euro, pasi u kualifikua në raundin e parë pareliminator të Ligës së Evropës, ku u eliminua nga ekipi suedez i Norrkoping.
Ndërkohë sipas FFK, prioritet mbeten kompletimi i tre stadiumeve ku do të luajnë skuadrat e Kosovës, po ashtu edhe ekipet përfaqësuese.