Ahmeti ka thënë se kjo nuk mund të kuptohet ndryshe pos si kërcënim, transmetojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Statusi i plotë i Shpend Ahmetit:
Herët në mëngjes të shtunën një person e ka prerë me thikë rrotën e makinës së Komunës, të cilën e përdor për dalje në terren. Kjo nuk mund të kuptohet ndryshe pos tentim kërcënimi.
Kërcënimet e tilla janë të kota, pa marrë parasysh se nga kush vijnë dhe çka synojnë.
Rastin e kemi lajmëruar në polici, por meqenëse mediat po thërrasin menjëherë pas lajmërimeve në polici, këtë video po e postojmë vetë.
Kot e keni, kushdo që jeni!
https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/videos/10159249486872166/?t=0