Të mërkurën, policia kantonale Aargau bëri një kontroll të shpejtësisë në Würenlingerstrasse, pranë Tegerfelden, ku shpejtësia maksimale është 80 km/h.
Pak para orës 14:30, policia zbuloi një motor me 146 km/h në orë. Kështu ai kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar për 66 km/h në orë. Motori po drejtohej nga një zviceran 21-vjeçar, raporton policia, përcjell albinfo.ch.
Menjëherë janë marrë masa ndaj tij, ku i është marrë përkohësisht patentë shoferi.
Gjithashtu një vozitës tjetër ka shkelur rregullat, duke vozitur motorin me 123 km/h në orë, përcjell tutje albinfo.ch.
Më pas është ndalur edhe një automobilist me 118 km/h.
Ndërkohë, një rast tjetër është regjistruar të mërkurën në St. Gallen. Një bullgar ka vozitur me motor 148 km/h, ku lejohej vetëm 80. Atij i është marrë patentë shoferi.