Të dielën, Policia kantonale e Aargaut përdori pajisjen e matjes me laser, në rrugën “Langenthalerstrasse” në afërsi të Vordemëald. Zyrtarët policorë nuk është dashur të presin shumë kohë. Një shtetas kosovar (27), me një Nissan GT-R u përfshi në kontroll me 145 km/h. Në këtë relacion, maksimumi i shpejtësisë së lejuar është 80 km/h. Kosovari 27-vjeçar e kishte kaluar shpejtësinë për 65 km/h, shkruan albinfo.ch.
Policia Kantonale ndaloi veturën, e konfiskoi Nissanin dhe kosovarit ia mori patentën e shoferit. Por nuk ishte vetëm ai: Pas pak kohe, një veturë e llojit BMW gjithashtu u përfshi në kontroll. Mbi timon ka qenë një kosovar 30-vjeçar, transmeton Albinfo.ch.
Se sa shpejt ka qenë duke lëvizur BMW-ja, mbetet ende e paqartë. Sipas raportit të policisë, ajo duhet të përcaktohet në një kohë të shkurtër. Edhe atij iu konfiskuar patenta e shoferit dhe vetura.