Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, është shpallur Qytetare nderi në qytetin e Beratit.
Lajmin për shpalljen e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
“Qytetarja më e re e qytetit të lashtë të Beratit, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, Qytetare nderi e vendit të ikonografit të famshëm mesjetar Onufri, e qytetit të mbi një mijë dritareve dhe perlës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s”, shkroi Meta.