Është shpallur i pafajshëm Artan Kadriu, që akuzohej për terrorizëm.
Kadriu, që akuzohej se në vitin 2016, u ishte bashkuar grupeve paraushtarake të përfshira në luftën e Sirisë, u lirua nga të gjitha aktakuzat.
Sipas trupit gjykues, nuk u gjet asnjë provë se i akuzuari kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej.
Prokuroria pretendonte se Kadriu ka kryer veprën penale bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj.
Në seancën e kaluar Kadriu ishte deklaruar i pafajshëm, ndërsa kishte thënë se pranon gjykimin veç me ligje të Allahut, shkruan “Kallxo”.
Kadriu ishte arrestuar në Turqi.