Në mesin e 17 filmave konkurrues nga studentë dhe artistë të pavarur, në votimin që ishte i hapur nga 4 qershori deri më 14 qershor, juria me ndihmën e votuesve në internet ka vendosur për filimin më të mirë «SmokFree».
Bëhet fjalë për një film 40 sekondash, të regjisorit zviceran Sean Wirz (28), i cili e ka fituar konkursin e filmit në kuadër të fushatës «SmokeFree», të organizuar nga Zyra Federale e Shëndetit Publik, kantoneve dhe NPO.
Të martën mbrëma atij iu dhanë dy çmime në Bernë. Puna e tij e mirë kishte zgjuar edhe kërshërinë e lexuesve në internet. Rreth 1700 vota mblodhën në internet 17 konkurrentët. ‘”Wonder Woman” ishte filmi numër një.
Juria ishte gjithashtu e mendimit të njëjtë. Motoja “Unë jam më i fortë” është përdorur këtu në një mënyrë të habitshme dhe freskuese, thotë Frank Bodin, anëtar i jurisë.
https://www.smokefree.ch/de/