Janë shpallur finalistët për Veturën e Vitit 2018 në Evropë.
Shtatë vetura do të kandidojnë për çmimin e modelit më të mirë të vitit. Çmimi do të jepet pas vendimit të jurisë prej 60 anëtarëve të jurisë nga e gjithë Evropa, transmeton Albinfo.ch.
Të nominuar janë:
Alfa Romeo Stelvio
Audi A8
BMW 5 Series
Citroen C3 Aircross
Kia Stinger
Seat Ibiza
Volvo XC40
Vitin e shkuar këtë çmim e mori Peugeot 3008.
Fituesi do të shpallet në mars të vitit të ardhshëm në Geneva Motor Show.