Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, shkruan albinfo.ch.
Futbollisti i vetëm shqiptar që ka mbetur në këtë garë është Xherdan Shaqirin. Liverpooli do të ndeshet me Bayern Munich. Shaqiri më herët ka luajtur në Bayern, ku kishte kaluar nga Baseli, derisa më pas u bë pjesë e Interit dhe Stoke City.
Çift mjaft interesant është edhe ndërmjet Atletico Madrid dhe Juventus. Kampioni i Evropës, Real Madrid do të ndeshet me Ajaxin, kurse Manchester United me Paris Saint Germain.
Çiftet
Liverpool – Bayern
Atlético M. – Juventus
Schalke 04 – Manchester City
Manchester United – PSG
Tottenham – Dortmund
Lyon – Barcelona
Roma- Porto
Ajax – Real madrid