Në Lozanë të Zvicrës është hedhur shorti për Ligën e Kombeve, një garë e re në Evropë, shkruan albinfo.ch.
Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet me Maltën, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin.
Një short shumë i lehtë për Përfaqësuesen e Kosovës që të jetë lidere e grupit dhe të kualifikohet në fazën e ardhshme.
Ndeshjet e kësaj lige do të zhvillohen në muajin shtator-nëntor të këtij viti.