Kallëzim penal dhe një libër me rrëfimet e dëshmitarëve për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, e ka dorëzuar të enjten shoqata “Thirrjet e Nënave”.
Libri “E vërteta mbi krimet serbe” i është dorëzuar Prokurorisë Speciale të Kosovës me emrat e më shumë se 140 të zhdukurve në luftën e fundit në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave” ka thënë se numri i të zhdukurve në këtë libër është 148. Ajo ka shtuar se nuk është punuar sa duhet në këto raste, andaj ka kërkuar të shpejtohet çështja e të pagjeturve.