Tashmë dihet se shtatori është muaji i Trashëgimisë Kultore, duke ju uruar një muaj të mbarë, në paqe dhe me shëndet.
Do e kthejmë në një traditë tashmë, pasi lidhet me një datë të rëndësishme, atë të “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë”, por dhe “Javën e Trashëgimisë Europiane”, prononcohet për Albinfo.ch drejtoresha e SAE, Aina Hoti.
“Tema e këtij viti nga Ministria e Kulturës është “Trashëgimi dhe edukim” dhe ne do t’i mëshojmë fort qasjes së fëmijëve, brezit të ri drejt kësaj pasurie shpirtërore e materiale, që shtrihet në të gjithë Shqipërinë”, shprehet Aina Hoti.
Do të jetë një muaj “zbulimi” i thesareve tona të çmuara.
#Muaji i Trashëgimisë
#Trashëgimi Kulturore
#Shtator 2020
Fotot e para nga expo online me punime nga gratë në diasporë.



