Në organizimin për festën e 28 Nëntorit, shoqata “Studenti” në Zvicër ka mbledhur ndihma financiare për t`ua dhuruar të prekurëve nga tërmeti në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit e së martës. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës, por është ndier në gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta, ndërkohë që deri më tani janë raportuar 49 viktima.
https://www.facebook.com/shoqata.studentizh/videos/1208004762923194/