Shoqata humanitare “Veshalla” do të organizojë festë për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Kjo festë organizohet nga veshallasit, që janë me prejardhje nga një fshat në Malësinë e Tetovës, duke festuar edhe 30-vjetorin e kësaj shoqate, shkruan albinfo.ch.
Mbrëmja që faktikisht do të organizohet më 3 dhjetor do të ketë shumë mysafirë, ndërsa special është Marin Mema.
Hyrja do të jetë falas, ndërsa do të ketë valle e këngë shqiptare.
