Medizinische Nothilfe Albanien (MNA) ose Ndihma Emergjente Mjekësore për Shqipërinë bën trajnimin dhe kualifikimin e teknikëve të ortopedisë, fizioterapeutëve, punëtorëve socialë dhe pedagogëve socialë në Shqipëri. Qëllimi i kësaj ndihme është që të përmirësohen shërbimet rehabilituese dhe të përmirësohet cilësia e jetës së njerëzve të prekur atje, shkruan nürtingerzeitung.de. Në këtë mënyrë mbështetet edhe zhvillimi i sistemit shëndetësor në Shqipëri.
Përmes MNA pacientët pajisen veç tjerash edhe me proteza dhe mjete tjera ndihmëse ortopedike dhe fitojnë mundësinë edhe për t`u operuar.
Prej më shumë se dy dekadash kjo organizatë punon me synimin që njerëzve të hendikepuar në Shqipëri t`u mundësohen shanse dhe të drejta të njëjta brenda shoqërisë shqiptare, transmeton albinfo.ch. Po ashtu MNA përpiqet të thyejë “qarkun e mbyllur” të varfërisë dhe handikapit.
Edhe këtë vit Sporlastic GmbH ka mbështetur trajnimin e nxënësve në Shqipëri me një donacion. Dorëzimi i çekut është bërë javën e kaluar.