Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi” në Bern ka bërë të ditur se këtë vit do të organizojë një festë madhështore në nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, transmeton albinfo.ch.
Ngjarja do të mbahet të shtunën, më 29 nëntor 2025, nga ora 18:00 deri në mesnatë, në Restaurant Ambiente, me adresë Bühlstrasse 5, 3012 Bern.
Për mbrëmjen është përgatitur një program artistik i pasur, nën tingujt e muzikës shqiptare. Publikun do ta argëtojnë Miranda Hashani, Xhemail Murtishi dhe Blerim Ramadani me orkestrën e tyre.
Organizatorët kanë bërë të ditur se vendet janë të kufizuara, prandaj pjesëmarrja bëhet vetëm me rezervim paraprak dhe konfirmim. Pagesa e hyrjes është 60 franga për person, me menu të përfshirë, dhe realizohet përmes xhirollogarisë me QR-Code të publikuar në fletushkën zyrtare të eventit.
Për më shumë informacion dhe rezervime, të interesuarit mund të kontaktojnë përmes emailit info@bashkimi-bern.ch ose në WhatsApp në numrat +41 76 746 84 63 dhe +41 78 711 93 99.
“Me shumë dashuri dhe respekt, ju ftojmë të festojmë së bashku Ditën e Flamurit dhe të kulturës sonë,” thuhet në njoftimin e Kryesisë së Shoqatës Kulturore Shqiptare “Bashkimi” Bern.
