Kancelari gjerman, Olaf Sholc, deklaroi se BE-ja do ta mbajë premtimin e bërë vendeve të Ballkanit sa i takon të ardhmes europiane të rajonit.
Deklaratën e tij, Sholc e bëri në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin francez, Emanuel Makron, i cili vizitoi Berlinin.
“Sot ne duam t’u dërgojmë një sinjal të rëndësishëm vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ne u qëndrojmë premtimeve tona për hapjen e negociatave. Bllokadat që ekzistojnë duhet të tejkalohen në kuadër të shpirtit evropian, të përgjegjësisë dhe motivit gjeostrategjik”, u shpreh ai.