Për shkak të turbulencave në tregjet financiare nga frangu i fortë, ministri zviceran i ekonomisë, Johann Schneider-Ammann, ka propozuar aplikimin e orarit të shkurtuar nëpër firmat zvicerane. Kjo për të parandaluar kompanitë që të mos shkurtojnë vendet e punës nëse ata nuk mund të mbajnë punëtorët e tyre me orar të plotë. Shkurtimet do të kompenzohen nga fondi i papunësisë.
„Vendimi i rëndësishëm kundër pasigurisë“, tha Johann Schneider-Ammann.
„Si një alternativë për të evituar reduktimin e vendeve të punës, kompanitë mund të shkurtojnë orarin e punës për të punësuarit“, thotë Schneider-Ammann .
Punëtorët duhet të bien dakord për të shkurtër orarin e punës së tyre në formë të shkruar.
„Ju keni të drejtë të refuzoni shkurtimin e orarit të punës pa kompenzim. Punëdhënësi pastaj duhet të vazhdojë për të paguar pagat e plota“, thuhet në njoftim.