Deri tani, qyteti iranian Ahvaz vlerësohej si më i ndoturi në botë me 371 mikrogram PM10 pluhur në metër kub. Të dhënat janë të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Mirëpo, nga muaji i kaluar Shkupi ka arritur që të jetë në shkallën e rrezikut të lartë të ndotjes së ambientit dhe ajrit. Sipas të dhënave nga faqja zyrtare e Qytetit të Shkupit, kryeqendra rrezikon jetën e qytetarëve, me ç`rast pluhuri PM10 dhe ndotja e ajrit është regjistruar me 433 mikrogram për metër kub, njofton INA.
Shqetësimet së fundi janë rritur dhe se qytetarët janë rekomanduar për të shmangur ekspozimin e tyre në hapësira, sidomos nga rreziku i përkeqësimit të gjendjes respiratore të personave që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.