Tuvia Tenenbom është një shkrimtar hebre nga SHBA. Në një demonstratë të nazistëve në Magdeburg të Gjermanisë ai përshëndet të pranishmit me përshëndetjen e njohur hitleriane “Heil Hitler”. Ndërkaq, kur njerëzit nga turma e kuptojnë se ai nuk është njëri prej tyre por është në rolin e gazetarit, menjëherë e denoncojnë atë në polici! Kjo ngjarje jo e zakonshme nuk është e para për autorin kontrovers.
Ai zakonisht u shkon problemeve deri në rrënjë dhe jo rrallë gjendet në pozitë të vështirë. Kështu, për të shkruar librin “I vetëm në mes të gjermanëve: Një udhëtim zbulues”, ai kishte shkuar në një klub neonazist dhe kishte kërkuar nga pronari të deklarohej se si mund të identifikohen hebrenjtë dhe teoria e konspiracionit që u vishet atyre.
Por, “teatri” juridik që i kanoset në Magdeburg drejtorit 56 vjeçar të “Jewish Theater of New York” i bën miqtë e tij të hamenden: pikërisht neonazistët gjermanë po përpiqen për shtetin e të drejtës, dhe pikërisht me qëllimin që t`i mbyllin gojën një kritiku të tyre.