Akullnaja e madhe Okjokull tani është zhdukur plotësisht, pavarësisht se dikur ka pasur 16 kilometra katrorë.
Pamjet e marra në vitin 1986 tregojnë vëllime të mëdha akulli që mbulojnë bregun e malit në Islandën perëndimore.
Vlerësimet thonë që akullnaja dikur kishte një trashësi prej 164 metrash. Por, akullnaja gradualisht është shkrirë.
Pastaj, në vitin 2014, shkencëtarët e klimës zyrtarisht e shpallën akullnajën si “të shpërbërë”.
Fotografitë e fundit nga gushti i vitit 2019 publikuar nga Nasa tregojnë vetëm një shpërndarje të borës dhe akullit, ku dikur ishte akullnaja.
Shkencëtarët thonë se vala e nxehtë e këtij viti ka përkeqësuar shkrirjen në rajon.
“Vini re zonat e shkrirjes blu, të cilat ka të ngjarë të shoqërohen me një masë të ajrit të ngrohtë që goditi Islandën, ndërsa u zhvendos nga Evropa kontinentale në Groenlandë në fund të korrikut”, shpjegoi Nasa.
Ekspertët paralajmërojnë se “kriza e klimës” është përgjegjëse për zhdukjen e akullnajës.
Dhe, sipas Sondazhit Gjeologjik të SHBA-së, akullnajat 400-vjeçare të Islandës do të ulen me 40% para fundit të shekullit dhe “do të zhduken praktikisht deri më 2200”. /insajderi