Informacionet e fundit tregojnë se është konfirmuar edhe rasti i tretë i të prekurve me koronavirus në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media.
39-vjeçari që ka rezultuar pozitivisht është i afërm i 77-vjeçarit nga Stublla e Vitisë që u konfirmua dje.
Ministri Vitia në fund ka lutur të gjithë qytetarët që të respektohen rekomandimet e Qeverisë.
Kujtojmë se dy rastet e para, një vajzë të moshës 20-vjeçare, shtetase e Italisë, dhe 77-vjeçari nga komuna e Vitisë janë konfirmuar dje. /Albinfo.ch