Së paku shtatë persona kanë vdekur, si pasojë e të ftohtit që ka përfshirë një pjesë të madhe të SHBA-së.
Temperatura shënoi -30 gradë celsius në Çikago, disa herë më ftohtë se pjesët e Antarktidës dhe -37 gradë në Dakotën e Veriut, përcjell albinfo.ch.
Këto temperatura do të prekin 250 milionë amerikanë, ndërsa 90 milionë do të përjetojnë këtë javë temperatura në -17 ose më poshtë.
Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Wisconsin, Michigan dhe Illinois.
Sipas vlerësimeve, ngrirja është e mundur brenda vetëm 10 minutave, pasi një person të ketë qëndruar jashtë në temperatura të tilla ekstreme.