Ministri kosovar i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ka arritur në rreth 7 milionë euro investimi në Bonot e Diasporës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Murati tha se mërgata duket se preferon investimin më afatgjatë në vend, sepse mbi 80 për qind e shumës së investuar është në Bonot 5-vjeçare.
“Interesimi për të investuar në Bonot e Diasporës tashmë ka arritur në rreth 7 milionë euro. Megjithëse kemi ofruar dy afatizime, mërgata jonë duket se preferon investimin më afatgjatë në vend, sepse mbi 80% e shumës së investuar është në Bonot 5-vjeçare Mërgata për Kosovën”, ka shkruar ministri.