Një tjetër 65-vjeçar nga Xanthi me një sëmundje të mëparshme dhe një burrë 56-vjeçar nga Kastoria humbën jetën këtë mëngjes në Greqi, duke e çuar numrin e viktimave në 42.
Nga viktimat, 33 janë burra dhe 9 janë gra, ndërkohë 92% prej tyre vuanin edhe nga sëmundje të tjera.
70 persona janë shtruar në Njësitë e Kujdesit Intensiv, nga të cilat 77% kanë sëmundje shoqëruese, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave greke, 95 raste të reja janë regjistruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarëve në vend në 1.156.