Shkollat shqipe në Zvicër luajnë rol shumë të rëndësishëm tek fëmijët e mërgimtarëve në shumë dimensione, si për nga ana e mësimit dhe shkrimit të gjuhës shqipe, ashtu edhe në kultivimin e kulturës dhe traditat shqiptare që e shquajnë Kosovën dhe Shqipërinë, shkruan albinfo.ch.
Së fundmi, Shkolla Shqipe Ostermundigen Bernë ka njoftuar se tashmë kanë filluar përgatitjet për festën e abetarës, festë kjo shumë e dashur për fëmijët dhe po ashtu edhe për prindërit shqiptarë në Zvicër.
“Me nxënësit e Shkollës Shqipe Ostermundigen në Bernë po vazhdojmë përgatitjet për festën e fundvitit shkollor dhe festën e Abetares, që do të mbahet më 8 qershor 2024. I falënderojmë prindërit për bashkëpunim”, thuhet në postimin e kësaj shkolle. /Albinfo.ch


