Shkolla Shqipe në Diessenhofen ka njoftur se më 4 shtator do të fillojë mësimi plotësues në gjuhën shqipe.
Orari dhe lokacioni do të jenë të njejtë, përcjellë albinfo.ch.
Gjithashtu duke ju bërë thirrje prindërve shqiptarë që t`i dërgojnë fëmijët të mësojnë shqip,kanë bërë të ditur, se po atë ditë më 4 shtator, duke filluar nga ora 18:30 do të mbahet një takim me prindërit, ku do të njoftohen më shumë rreth planit operativ të kësaj shkolle.
Ky është njoftimi i plotë:
Të nderuar prindër dhe nxënës
Ju njoftojmë se mësimi plotësues në gjuhën shqipe rifillon më 4 Shtator, nga ora 17:00, me orar të njëjtë, në lokacionin e njëjtë në Diessenhofen!
VSGDH Sekundarschule