Skuadra italiane Milano po synon të përforcohet gjatë verës për ta bërë një skuadër konkurruese në sezonin e ri.
Së fundi, “kuqezinjtë” kanë shprehur interesim për mbrojtësin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi, përcjell albinfo.ch.
Mbrojtësi do të largohet nga skuadra angleze në fund të sezonit, pas një sezoni jo të mirë që pati.
“Tuttosportit” shkruan se Milan po planifikon të dërgojë një ofertë prej 20 milionë eurosh në drejtim të Arsenalit për Mustafin.
Mbrojtësi shqiptar edhe në të kaluarën ka luajtur në Serie A, te skuadra e Sampdorias.