Klubi shqiptar nga Maqedonia, Shkëndija, do të luajë me gjigantin evropian Milanin në ndeshjet e “play-offit” për kualifikim në Ligën e Evropës.
Përballjet vendimtare për kualifikim në garën prestigjioze zhvillohen më 17 dhe 24 gusht.
Ndeshja e parë zhvillohet në Maqedoni, ndërsa ajo e kthimit në Milano.
Skuadra tjetër shqiptare, Skënderbeu, do të ndeshet me Dinamo Zagrebin e Kroacisë. Ndeshja e parë zhvillohet në Kroaci.