Shkencëtari shqiptar, Eris Duro, po merret me studime në fushën e kimisë biologjike dhe biologjisë molekulare.
Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka njoftuar se: “Ai njihet si zbulues i dy proteinave në qelizat e njeriut, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në riparimin e molekulave të ADN-së”.
Sipas Majkos, aktualisht Duro është pjesë ekipit që ofron ekspertizë për fusha të ndryshme në “Oakland Innovation” në Kembrixh, Mbretëri e Bashkuar.
Më parë, ai ka qenë edhe pjesë e grupit kërkues në Universitetin e Edinburgut dhe qendrën mjekësore “Fred Hutchinson Cancer Center” në SHBA.