Mbretëria e Bashkuar mund të jetë duke u futur në valën e tretë të pandemisë Covid-19, janë shprehur shkencëtarët britanikë bazuar në shifrat e fundit në vend.
Profesor Ravi Gupta nga Universiteti “Cambridge”, theksoi se, edhe pse rastet e reja janë të ulëta, varianti indian i koronavirusit ka shkaktuar një “rritje të lartë të shifrave në vend”.
Sekretari i Mjedisit, George Eustice, tha se qeveria planifikon ta shtyjë datën e rihapjes së vendit, duke marrë parasysh rastet e fundit të të infektuarve me variantin indian.
Të dielën Mbretëria e Bashkuar regjistroi më shumë se 3,000 raste të reja për të pestën ditë radhazi, një shifër të cilin vendi nuk e kishte arritur që prej 12 prillit.
“Ka pasur një rritje të lartë të rasteve dhe të paktën tre e katërta e tyre janë të infektuar me variantin e ri indian”, u shpreh profesor Gupta, i pyetur në lidhje me valën e tretë të COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar.