Afati dimëror siç shihet është më i përshtatshëm për të ndërruar ekipin futbollistik, ndonëse kontrata me Baselin është valide deri në vitin 2018.
Ekipe të njohura nga liga të ndryshme kanë filluar interesimin për sulmuesin e kombëtares shqiptare. Sipas faqes zvicerane fussballinfos.ch, e fundit që ka shprehur interesim është ekipi italian, Torino.
Klubi italian është duke vëzhguar në vazhdimësi Gashin. Ata janë të gatshëm të japin 4 milion euro për të sjell Gashin në Torino, njofton “albinfo.ch”.
Për 27 vjeçarin shqiptar, ditë më parë ka folur edhe trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, ku e ka sugjeruar Gashin të gjej një klub, në të cilin mund të luaj si titullar nëse dëshiron t’i bashkohet kombëtares në “Euro 2016”.