Shkelzen Gashi, i cili gjatë sezonit të kaluar është zgjedhur golgeteri numër një i kampionatit të superligës zvicerane, ka ndërruar klubin, duke shkuar nga GC i Cyrihut te kampioni aktual FC Basel. Duket se nuk ka qenë vetëm “emri i madh” i skuadrës ai që e ka tërhequr në Bazel shqiptarin 25 vjeçar nga Kosova.
Shuma e parave që ai pritet të fitojë me FC Baselin është rreth 3 fish më e madhe se ajo që ka fituar deri më sot në Cyrih. Sipas gazetës blick, për sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë, Gashi, klubi mikpritës “i ka numëruar” rreth 2 milionë franga. Brenda vitit ai pritet të fitojë 600 mijë franga që është “pak” më shumë se 200 mijë frangat të cilat ai i ka fituar deri më tash në Cyrih. Ndërsa po u shtuan edhe premitë, Shkelzeni mud t`ia shkelë deri në 1 milion franga në vit.
Ndërsa shefat e deirtshëm të Gashit në GC të Cyrihut shprehin keqardhje me ikjen e golashënuesit të 19 fishtë: “GC ka bërë gjithçka në mundësitë e veta për ta mbajtur Shkelzen Gashin. Por dëshira e tij për të bërë këtë ndërrim ka qenë shumë e madhe. Gashi dëshironte që me çdo kusht t`i hyjë një sfide të re me FC Baselin”, ka thënë shefi i GC-së Martin Keller.