Violinisti shqiptar me famë ndërkombëtare Shkëlzen Doli së bashku me Asamblin Filharmonik janë paraqitur në “Auditorio Nacional de Musica” në Madrid. Performanca e tyre në shtetin spanjoll është përcjellur me duartrokitje të mëdha nga audienca të cilët përcollën paraqitjen e tyre.
Ky nuk është rasti i parë kur violinist shqiptar merr vlerësime të larta për performancën e tij. Ai muajin e kaluar u nderua me titullin “Dekoratë nderi për merita në shërbim të Republikës së Austrisë”.
VIDEO:
https://www.facebook.com/watch/?v=491294666456774
