Viti i mbarë duket se ka filluar për shqiptarët në arenën ndërkombëtare. Violinisti kosovar më famë botërore Shkëlzen Doli, ka shkëlqyer sot më përformancën e tij livë në koncertin e Vitit të Ri të Filarmonisë së Vjenës.
Gjatë performancës e cila u përcjell më kërcim të balerinëve të njohur, djaloshi gjakovar ekzekutoj këngë të njohura shqiptare “Hapi sytë” kushtuar Çamërisë.
Interpretimi i tij i shkëlqyer ka mahnitur të pranishmit nga ku ka marr edhe shumë duartrokitje. Violinisti Shkëlzen Doli është i lindur me 9 gusht 1971 në Elbasan, ndërsa më prejardhje është nga Gjakova në qytetin ku jetoj për shumë vite deri sa u shpërngul për të jetuar në Vjenë. Ai, është shqiptari i parë në Filarmoninë e Vjenës.
Koncerti i Filarmonisë së Vjenës i cili shfaqet çdo vit, në fillim të vitit, përkatësisht më 1 janar, siç dihet është shfaqja madhore e muzikës klasike më e ndjekura në botë. Në këtë koncert ekzekutohen veprat më të njohura klasike si nga: Bachu, Beethoveni e të tjerë.