Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, pritet të zyrtarizohet në klubin e madh evropian, Real Madrid.
Ajo gjithashtu do të bëhet futbollistja e parë shqiptare që do të luajë për klubin mbretëror, përcjell albinfo.ch.
Asllani ishte një nga futbollistet kryesore të Suedisë, që zuri vendin e tretë në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Francë.
Asllani u dallua me tre gola të shënuar dhe dy asistime. Mediat suedeze raportojnë se 29-vjeçarja do të largohet nga Linkoping.
Ky do të ishte një hap i madh në karrierën e saj, duke kaluar në një nga klubet më prestigjioze evropiane.