Edon Zhegrova vazhdon të shkëlqejë në kampionatin francez.
Lille luajti 3:3 me Strasbourgun, në kuadër të xhiros së pestë të kampionatit francez, kurse ylli i Kosovës i realizoi dy gola, transmeton albinfo.ch.
Sulmuesi kosovar shënoi për 1:0 në minutën e 15-të dhe për 2:0 në minutën e 27-të.
Ai tashmë i ka tri gola në tri paraqitje në Ligue 1. Në dy ndeshjet e para ishte i suspenduar. Për skuadrën franceze i ka shënuar edhe tri gola në katër paraqitje në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.