Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka shkëlqyer në hapje të ceremonisë së çmimeve ‘MTV EMA’, shkruan albinfo.ch.
Ajo ishte prezantuesja e ceremonisë që u mbajt në Roterdam të Holandës. Bebe ka qenë e nominuar në dy kategori dhe ka kënduar ‘live’ këngën e saj hit “In The Name of Love” në bashkëpunim me Martin Garrix.
Pa çmim ka mbetur edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Dua Lipa. Dua ishte e nominuar në kategorinë për “Depërtimin më të mirë” bashkë me Bebe Rexhën, ndërsa kjo e fundit ishte e nominuar edhe në kategorinë për “Yllin më të mirë të ri”.
Për “Depërtimin më të mirë” fitoi DNCE, ndërsa për”Yllin më të mirë të ri” Zara Larsson.