Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin Alain Giresse është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit, përcjell albinfo.ch.
Deri të ky vendim vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (1:2).
Federata e Futbollit e Kosovës e falënderon trajnerin Giresse për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës.
Në të ardhmen priten reforma të mëtejshme në ekipin përfaqësues.