Ish-deputetja e LDK-së, Alma Lama, e cila kishte votuar për ta zgjedhur Hashim Thaçin president, tashmë me dekret nga ky i fundit është kërkuar të largohet nga misioni diplomatik në Itali.
Vendimi për largimin e saj është marrë më 23 të këtij muaji.
“Urdhërohet tërheqja nga Misioni Diplomatik i Alma Lamas, Ambasadore/Shefe e Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Italisë. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Dekreti, i cili hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, shkruan në Dekretin e nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
E pyetur nga KTV-ja, Lama nuk ka dashur të komentojë këtë vendim të presidentit Thaçi.
Alma Lama u emërua ambasadore e Kosovës në Itali më 2016, por kishte shërbyer në mision diplomatik edhe në Vatikan. Mësohet se postin e Lamës do ta pasojë ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Bukurije Gjonbalaj.