Sot në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendim për uljen e pagave për ekzekutivin si dhe shkarkimin nga puna të të gjithë koordiantorëve nacionalë.
“Sot, në mbledhjen e parë punuese të Qeverisë, kemi shpërbërë të gjithë “koordinatorët nacionalë”, të cilët funksiononin si struktura mbiinsitucionale”, ka shkruar Hoti në faqen e tij në Facebook.
Po ashtu, Hoti tregon se qeveria në mbledhjen e saj të parë ka ndarë mjete për sanimin e dëmeve në qytetin e Istogut, Pejës dhe Klinës, të cilat u shkaktuan nga era e fortë.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3052057834855550