Skip to content

Shkalla e tolerancës, 0.1 promil alkool në gjak

Nga një janari i vitit 2014 kanë hyrë në fuqi masa të reja të cilat pritet të shtojnë nivelin e sigurisë në komunikacionin rrugor në Zvicër

Masat në fjalë parashohin që shoferët e rinje, të posa mësuarit, nxënësit që ndjekin autoshkollën dhe shoqëruesit e këtyre të fundit, nuk guxojnë të kenë më shumë se 0.1 promil alkool në gjak.

Një rregull e tillë duhet të respektohet për shoferët e rinj në kohëzgjatje prej 3 vjetësh ndërsa për shoferët me përvojë vazhdon kufiri i tolerancës me 0.5 promil alkool në gjak.

Sipas Këshillit për Parandalimin e Aksidenteve BfU shoferët e rinj  shkaktojnë pothuajse dy herë më shumë aksidente se shoferët me përvojë.

Një masë tjetër shtesë kërkon nga ngasësit e automjete të ndezin dritat në mënyrë të detyrueshme edhe gjatë ditës.

Në një pako masash në kuadrin e programit për sigurinë në rrugë “Visa Sicura” qenë vendosur rregulla të ashpërsuara sa i përket ngasjes së shpejtë e të papërgjegjshme.

Mirëpo, pasi që kantonet e kanë zvarritur jetësimin e këtyre rregullave, Qeveria Federale ka shpallur ndërkohë edhe pakon e dytë të masave.