Rajoy është i frikësuar se një fotografi e tillë do ngjallte separatizëm te liderët katalonjas, të cilët edhe më tepër do prireshin nga pavarësia. Spanja është një nga pesë vendet e BE, që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës, sëbashku me Qipron, Greqinë, Rumaninë dhe Sllovakinë.
Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, do të vizitojë Madridin të premten për të bindur Rajoy që të mbështesë rrugën europiane të Ballkanit. Kjo pasi edhe katër liderët e vendeve tjera europiane, që nuk e kanë njohur Kosovën, do të jenë pjesë e samitit. Për të bindur Spanjën, BE ka menduar që ta largojë flamurin e Kosovës nga samiti.