Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov ka anuluar takimin me presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ku sipas së përditshmes bullgare “24 orë”, bëhet fjalë për arrogancën e treguar të Ivanovit rreth marrëveshjes së emrit mes Shkupit dhe Athinës, informon albinfo.ch.
Përveç Borisovit, edhe ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva, e ka refuzuar takimin me Ivanov.
Sipas kumtesës së Presidencës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov takimin me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov, e ka pasur në kuadër të agjendës zyrtare të tij në Bullgari.