Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë gjatë mëngjesit të sotëm kanë bërë që të përmbyten disa nga rrugët e qytetit bregdetar të Durrësit.
Pas bllokimit të pusetave ujërat e zeza kanë vërshuar shumë rrugë në këtë qytet, raportojnë mediat në Tiranë.
Rrjeti i kanalizimit në Durrës është shndërruar në problematikë, pasi përmbytjet bëhen të zakonshme gjithmonë kur bie shi.