Koncerni gjerman i çokollatave Alfred Ritter do të marrë përsipër në fillim të vitit 2021, pjesën më të madhe të fabrikës “Mars Austria” në Breitenbrunn, në Burgenland. “Mars Austria” tash e 50 vjet prodhon çokollata dhe gjëra të tjera të ëmbla. Edhe markat e tjera të çokollatave si Amicelli, Fanfare dhe Banjo kanë ndryshuar gjithashtu pronarë, shkruan heute.at, përcjell Albinfo Austria.
110 punonjësit e “Mars”-it në Breitenbrunn në fund të nëntorit do të lirohen nga puna. Ata kishin nënshkruar marrëveshje për zgjidhjen e marrëveshjeve reciproke, me përfitime nga plani shoqëror i rënë dakord midis “Mars”-it dhe këshillit të punës. “Shitja u konfirmua të martën”, thuhet në njoftimin e “Mars Austria”
Në anën tjetër, koncerni gjerman “Ritter” është biznes familjar, i themeluar në vitin 1912. Aktualisht ka të punësuar rreth 1.600 persona, ndërsa në vitin 2019 kishte bërë shitje mbi 480 milionë eurosh.