Virusi është ende duke u përhapur me numrin e infeksioneve në rritje të ndjeshme, por shtrimet në spitalet zvicerane dhe vdekjet janë rritur vetëm pak.
Zyra Federale e Shëndetësisë njoftoi pak më shumë se 87,000 testuar pozitivë gjatë fundjavës – kjo është 20,000 më shumë nga numrat javën e kaluar – por me 233 shtrime në spital dhe 30 vdekje, kjo është vetëm pak më e lartë nga e njëjta kohë javën e kaluar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Sistemi shëndetësor ende po përballet me njësitë e kujdesit intensiv që kanë një kapacitet rezervë 25% për momentin – dhe madje edhe atëherë, gati gjysma e pacientëve të kujdesit intensiv nuk janë atje për shkak të Covid.
Normat e vaksinimit janë ende në rritje, tani 77% e të rriturve janë të vaksinuar. Këto shifra janë dukshëm më të larta për ata mbi 65 vjeç.