Zvicra do të nisë një program me tri faza për lehtësimin e masave.
Gjatë ditës së sotme janë regjistruar 396 raste të reja, duke bërë që numri i përgjithshëm të shkojë në 26 732, shkruan albinfo.ch.
42 persona kanë humbur jetën sot, kurse numri total është 1281. 15 400 është numri i të shëruarve.
Zvicra tashmë ka rënë në pozitën e 16-të, sa i përket vendeve me persona të infektuar me koronavirus.
SHBA ndodhet në vendin e parë me 650 mijë të infektuar dhe 33 mijë të vdekur.
Brazili, Kanada e Rusia e kanë tejkaluar Zvicrën me persona të infektuar.
https://www.worldometers.info/coronavirus/