Në Zvicër, në 24 orët e fundit janë regjistruar 370 raste të reja me koronavirus.
Autoriteti shëndetësor i Zvicrës, BAG, ka bërë të ditur se nga 16.538 testime, 370 kanë dalë pozitive, përcjell albinfo.ch.
Shifra totale e rasteve pozitive me koronavirus në Zvicër ka arritur në 42.763.
Ndërkohë nuk është raportuar për ndonjë rast të ri të vdekjes. Nurmi i të vdekurve në Zvicër shkaku i COVID-19 ka arritur në 1727.