Freiburg ka mposhtur me rezultatin 1-0 Eintraht Frankfurt dhe është ngjitur në kuotën e 21 pikëve, po aq sa Bayern Munchen që ndodhet në vend të dytë.
Një triumf që solli revoltë te futbollistët miq, të cilat kulmuan me veprimin e kapitenit David Abraham. Në një përpjekje për të nisur topin me rëvien anësore, Abraham u konfliktua verbalisht me trajnerin vendas, Christian Streich.
Diçka e cila solli reagimin e Abraham, i cili e goditi me shpatull duke e hedhur në tokë.
Ai u ndëshku me të kuq, por pritet të ketë dënim më të madh nga disiplina, përcjell albinfo.ch.
